
Shumė tė dashur nxėnės dhe mėsimdhėnės tė shkollės fillore AFRIMI dhe FAHRIU tė fshatit Lluzhan. Mė 2 Nėntor mbushen 19 vite,nga rėnia heroike e heronjve tė kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu,emrin e tė cilėve e mban shkolla juaj. Ėshtė nderė i veēantė pėr juve tė dashur nxėnės dhe tė nderuar mėsimdhėnės qė tė jeni pjesė e kėsaj shkolle,qė mban emrat e luftėtarėve kombėtar Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Dita e shkollės tuaj padyshim se ėshtė e veēantė,sepse ajo ka emrat e dy burrave nga mė tė mėdhenjt tė kombit tonė,ėshtė e veēantė sepse dita e shkollės tuaj,mban emrat e udhėheqėsve tė lėvizjes politike ilegale patriotike,qė u bė shkėndija e parė e madhe e formimit tė tė lavdishmes Ushtria Ēlirimtare e Kosovės,e cila bashkė me aleatėt tanė tė mėdhenj Amerikėn,Anglinė dhe shtetet tjera anėtare tė NATO-s,e larguam pėrgjithmonė pushtuesin serb nga Kosova. Klubi Politik Afrim Zhitia,mė 31 tetorė nė ora 17,organizon Akademi Politike pėr heronjtė Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu,ju ftojmė tė vini,aty do tė dėgjoni shokėt dhe bashkėveprimtarėt e heronjve, ku do tė flasin pėr jetėn dhe veprėn e tyre. Mbajeni lart emrin e shkollės tuaj,sepse vepra e heronjve emrin e tė cilėve e mban shkolla juaj,qėndron nė majat mė tė larta tė respektit qė ka kombi ynė pėr bijtė e tij mė tė mirė. Urime ditėn e shkollės! Lavdi e pėrjetshme heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu! 31.10.2008,Prishtinė Klubi PolitikAfrim Zhitia Ismet Sylejmani Kryetar
|